Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbarojnë takimet bilaterale të dialogut Prishtinë-Beograd në Bruksel

schedule12:53 - 17 Nëntor, 2021

schedule 12:53 - 17 Nëntor, 2021

Nga Erisa Zykaj

Në Bruksel ka përfunduar dita e dytë e takimeve bilaterale në kuadrin e dialogut Prishtinë-Beograd, në pamundësi të mbajtjes se një takimi trilateral të delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë me nërmjetësimin e Bashkimit Europian.

Takimet janë kryer në nivelin e kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë dhe të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beogard, Miroslav Lajçak. Lajçak ka kryer një seri takimesh me delegacionin e Kosovës të kryesuar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, si dhe me delegacionin e Serbisë, të kryesuar nga drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkovic.

Në përfundim të takimit të sotëm, zëvendëskryeministri i pare i Kosovës, Besnik Bislimi është ndalur te temat kryesore të takimit me Miroslav Lajçak. Sipas Bislimit, një pjesë e mire e temave lidhet me problemet që janë hasur në zbatimin e marrëveshjeve të deritanishme të hasura në kuadrin Prishtinë-Beograd.“Në takimin e pare jemi ndalur te problemi i energjisë në Veri të Kosovës dhe mundësinë e gjetjes së një zgjidhje të qëndrueshme.

Ne jemi dakortësuar mbi një listë të aktiviteteve që duhen realizuar deri sa të arrihet në dhënien e liçencës së kushtëzuar për operatorin e serviseve. Mendoj, se jemi në rrugën e duhur, që qytetarët e Veriut të Kosovës të fillojnë të paguajnë faturat e energjisë elektrike si çdo qytetar tjetër i Republikës së Kosovës” është shprehur Bislimi. Sipas kryenegociatorit të delegacionit të Kosovës, pjesa e dytë i është dedikuar çështjes së pagjeturve. “Zoti Hoti ka raportuar mbi ecurinë e procesit dhe sfidat e procesit. Problemi i parë që haset është moti, që e vështirëson procesin e gërmimeve, si edhe faktit që aksesi në informacione të klasifikuara të policisë dhe ushtrisë serbe nuk mundësohet dhe për rrjedhojë është e vështirë për të identifikuar vende, ku ka  persona ende të pagjetur” ka deklaruar Bislimi.

Përveç kësaj, ai është shprehur, se është diskutuar për marrëveshjen e bashkëpunimit rajonal. “Ideja jonë është që interpretimi ynë i detyrimeve që rrjedhim nga kjo marrëveshje dhe i Bashkimit Europian të jenë të njëjta, në mënyrë që në terren të mos kemi devijim nga organizatat e ndryshme rajonale, por të përdorin të njëjtat standarte, që do ishte në të mirën e Kosovës” ka nënvizuar Bislimi. Në takim janë identifikuar fushat ku Bashkimi Europian duhet të jetë më aktiv.

Lidhur me lëvizjen e lirë dhe me rastin specifik të boksierëve nga Kosova, sipas zotit Bislimi, Bashkimi Europian është i vetëdijshëm që Serbia ka bërë shkelje flagrante të marrëveshjes. Në takime është diskutuar edhe mundësia që shefit të delegacionit serb, Petkovic t’i lejohet në të ardhmen vizitat në Kosovë.

Gjithashtu zoti Bislimi është ndalur te një telefonatë që ka kryer me Miroslav Lajçak me kryetaren e komunës së Preshevës lidhur me problemin e transferimit nga thesarii i Serbisë i shumës prej 100.000 eurove, të cilat qeveria e Kosovës i ka rezervuar për komunën e Preshevës dhe kërkesa për hapjen e një kontoje permanente nga qeveria e Serbisë dhe transparencën nga ana e saj, lidhur me transferimin e fondeve të qeverisë së Kosovës për Luginës e Preshevës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!