Mbaroi! Momenti kur RENEA njoftoi ekzekutimin e të moshuarit në Elbasan, ja si u fut në pallat

schedule18:10 - 24 Shtator, 2020

schedule 18:10 - 24 Shtator, 2020

Pasditen e sotme në orën 18:00, pas 5 orësh dështim të negociatave, RENEA ekzekutoi 71-vjeçarin Lefter Zhidro.

Abc News solli pamjet e momentit kur oficeri i RENEA-s njoftoi se u ekzekutua. Por si u krye operacioni me drejtimin e drejtuesve më të lartë të policisë së shtetit që kishin zbarkuar sot në Elbasan.

I moshuari nuk pranoi thirrjet e vajzës “babi dorëzohu” dhe të djalit me telefon nga Greqia ku ndodhet.

Përballë faktit se i moshuari nuk pranonte që të dorëzohej, RENEA vendosi që të ndërhynte. Forcat speciale u futën nga tarraca e pallatit, për të zbritur nga kati i pestë në të dytin, ku ndodhej i “ngujuar” 71-vjeçari.

Në momentin që refuzoi edhe thirrjen e fundit, RENEA hodhi gazin lotsjellës me qëllimin hutimin e të moshuarit, i cili hapi zjarr, po efektivët reaguan duke e ekzekutuar.

Në vendin e ngjarjes u dëgjuan 3 shpërthime, 3 herë breshëri automatiku nga autori dhe 3 të shtëna, që i morën jetën. Nuk u qëllua me snajpera, por nga një distancë e afërt. db/Abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!