Presidenti i LaLiga-s, Javier Tebas thekson se çdo ditë që kalon e afron edhe më shumë Kylian Mbappe me Real Madrid. Madje, Tebas shtoi se madrilenët e kanë qëndrueshmërinë financiare për të transferuar edhe të tjerë lojtarë përveç Mbappe.
“Mendoj se në këtë moment përqindja e kalimit të Kylian Mbappe te Real Madrid është diku te 55/60%. E kam thënë më parë se disa javë kjo përqindje ishte në 50%, por çdo ditë që kalon, rriten shanset e transferimit të Mbappe te Real Madrid.
Madrilenët janë në një situatë financiare të shkëlqyer dhe mendoj se mund të transferojnë edhe lojtarë të tjerë përveç Mbappe”, u shpreh Tebas./ h.ll/abcnews.al