Lufta për “Këpucën e Artë” europiane sezonin e shkuar ishte e pabesueshme, pasi Messi dhe Mbappe shënonin javë pas jave dhe nuk ndaleshin nga asnjë rival.
Të dy sulmuesit shkuan deri në javën e fundit thuajse në balotazh total, por në fund, ishte “pleshti” argjentinas ai që e fitoi këtë trofe individual. Kur kanë kaluar disa muaj tashmë, Mbappe është rikthyer të flasë për këtë duel me Messin dhe për mediet franceze, tha: “Në vend që të prisja vetëm fundin e sezonit, unë përpiqesha të shënoja dhe të shënoja, në mënyrë që të arrija maksimumin e mundshëm.
Mendova që mund të isha golashënuesi më i mirë në Evropë, por isha përballë Messit. Unë shënoja dy gola në fundjavë, ai do të shënonte tre. Unë do të shënoja tre, ai do të shënonte katër! Ishte çmenduri!”, u shpreh Mbappe./abcnews.al