Reali ka vendosur të realizojë një goditje të madhe gjatë verës, por klubi dhe tifozët kanë opinione të ndryshme. Drejtuesit pëlqejnë norvegjezin Haland, por publiku kërkon yllin e Francës, Kylian Mbappe.
Të gjithë janë të bindur në një gjë, në atë që Madridit i duhet një sulmues i rëndësishëm i rolit të “numrit 9” për sezonin e ardhshëm. Tifozët e Realit nuk kanë asnjë dyshim në sondazhin që krijon për ta gazeta “Marca”.
Mbi 90 për qind e atyre që përgjigjen, shprehen se Reali duhet të marrë një sulmues pykë për sezonin e ardhshëm”. Gjithsesi, duket se ka një dallim në atë që mendon klubi, dhe në atë që pëlqejnë tifozët.
“Marca” raporton se në “Santiago Bernabeu” kanë bërë disa vlerësime, duke llogaritur pluset dhe minuset e sulmuesve Kylian Mbappe, Erling Haaland, Lautaro Martinez dhe Timo Werner.
Sipas të përditshmes madrilene, drejtuesit e Realit mendojnë që Haaland është “më i besueshmi”, pasi shënon shumë gola, në çdo pozicion, dhe jo më kot ka 40 rrjeta në 33 ndeshje këtë sezon për Salzburg dhe Dortmundin. Haaland do të ishte një përgjigje për Realin “post-Cristiano”.
Natyrisht, Mbappe cilësohet më i kompletuar, por askush nuk është aq i zoti në zonën e rreptësisë sa norvegjezi. Ai gjuan 2.8 herë për ndeshje në portë në 90’, dhe finalizon me sukses 48 për qind. Mbape gjuan 4.6 herë dhe finalizon 21 për qind.
Mendohet që Haaland është më i besueshmi për golat, madje Reali do të kursente jo pak për kartonin e tij, diçka që nuk vlen pak në këto kohë krize. Gjithsesi, 59 për qind e tifozëve janë për Mbappe, 33 për qind janë për Halandin, dhe vetëm 5 për qind për Vernerin e 3 për qind për Lautaron./abcnews.al