Mbappe, fanela më e shitur/ Ylli i Francës “fiton” duelin në Klasiken e Spanjës, Lamine, Vinicius dhe Gavi pas sulmuesit francez

schedule13:48 - 26 Tetor, 2024

schedule 13:48 - 26 Tetor, 2024

Është një derbi total.

Kur luhet Real-Barça nuk flitet vetëm për rezultatin apo për lojën, por edhe për sesa tifozë e ndjekin në të gjithë botën, dhe për biznesin e futbollit.

Një nga tregtitë më të mëdha të këtij sporti është edhe shitja e fanelave, dhe kuptohet dy skuadrat e mëdha kanë yje që sigurojnë të ardhura të jashtëzakonshme.

Në vend të parë, pa asnjë diskutim është Kilian Mbape, kapiteni I Francës që erdhi në verë në Madrid.

Mbape theu rekordin e fanelave të shitura nga Kristiano Ronaldo duke shitur 7 000 të tilla që në 24 orët e para.

CR7 arriti deri në 3300.

Kapiteni i Francës synon të kalojë atë që Ronaldo bëri në 12 muaj, duke shitur 1 milionë bluza, por sidomos rekordin absolut tek Reali që e mban Dejvid Bekam që 1 milionë fanela I shiti në vetëm 6 muaj.

Tifozët duhet të paguajnë 120 euro për çdo copë, ndonëse ka edhe riprodhime që nuk janë 100 për qind origjinale, dhe që kushtojnë 35 euro.

Pas sulmuesit të “gjelave”, vjen legjenda e re e Barcelonës dhe e Spanjës, Lamin Jamal, ndonëse për momentin është me diferencë.

Edhe pse ai është ende prapa Mbapesë, sërish mosha e re e bën që të synojë rekordet në të ardhmen.

Nuk mund të mungojë fanela e Vinisiusit, ndonëse ky është prapa dy të parëve.

Njëri nga pretendentët kryesorë për Topin e Artë nuk ka zhgënjyer as në fushë, dhe as në dyqanet e Realit.

Në mënyrë të papritur, në vend të katërt është Gavi.

Mesfushori katalanas, idhull i tifozëve, është shumë i kërkuar, edhe pse mbeti jashtë fushave për 369 ditë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!