Sulmuesi i PSG Kylian Mbappe është i mërzitur nga qëndrimi i klubit ndaj tij, raporton Foot Mercato duke iu referuar L’Equipe.
Sipas burimit, futbollisti është duke buzëqeshur teksa u jep autografe tifozëve të pranishëm në qendrën stërvitore në Poissy, por është “shumë më nervoz” jashtë.
Më herët kishte informacione se Mbappe nuk do të luajë sezonin e ardhshëm nëse qëndron te PSG dhe nuk nënshkruan kontratë të re.
Kylian shënoi 41 gola dhe bëri 10 asistime në 43 ndeshje sezonin e kaluar. /G.D abcnews.al/