Mbappe bën veprimin e jashtëzakonshëm, francezi lumturon një 11-vjeçar me sëmundjen e rrallë

schedule10:43 - 7 Janar, 2023

schedule 10:43 - 7 Janar, 2023

Dëshira dhe ëndrra e një tifozi 11-vjeçar të Kylian Mbappe dhe PSG-së është bërë realitet.

11-vjeçari Noah është shtruar në një klinikë në New York dhe vuan nga sindroma Adams Oliver. Pas pak ditësh, Noah i vogël do të kalojë sërish brenda derës së sallës të operacionit dhe për shkak se ai mësoi se sulmuesi francez ndodhej në New York, ai kërkoi ta takonte.

Përmes PSG-së, Mbappe u informua për Noah dhe nxitoi për ta vizituar. Ai shpërndau fanellat e klubit të tij francez për të gjithë fëmijët që trajtoheshin nga sëmundja dhe bisedoi me fansin e tij të vogël.

Lumturia e djaloshin nuk kishte fund, dhe kur doktori i tij u afrua, ai nga lumturia i tha doktorit: “Përshëndetje doktor, kam dikë këtu për të prezantuar”, i tha Noah doktorit të tij ndërkohë që në krah të tij ishte Mbappe./ h.ll/abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paris dans la peau (@parisdanslapeau)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!