Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, e ka të qartë se kur të vijë koha për të bërë një përpjekje të madhe për një sulmues, ai do të vendosë bast për francezin Kylian Mbappe. Lideri i klubit spanjoll beson se është opsioni më logjik për skuadrën e tij.
Siç është raportuar prej muajsh, Real Madrid do të përfitojë nga vera e vitit 2024 për të rekrutuar një sulmues të nivelit të lartë. Pasi Karim Benzema u largua për në Arabinë Saudite, “Los Blancos” nënshkruan me Joselus, por ai është thjesht një opsion i tretë. Kështu që Perez po mendon për një lider të ri të sulmit.
Në parim, janë dy sulmues që dominojnë në axhendën e bardhë, francezi Mbappe dhe norvegjezi Haaland. I pari ishte tashmë pranë kalimit në “Santiago Bernabeu” në vitin 2022, por më në fund, dhe kundër të gjitha gjasave, ai përfundoi duke rinovuar me PSG. I dyti, nga ana e tij, po jeton sezonin e dytë te Manchester City si një nga sulmuesit më të fuqishëm e më pjellor të futbollit europian.
Sipas gazetës “L’Equipe”, Florentino Perez beson se kur të vijë momenti i duhur, i gjithë basti do të vendoset mbi Kylian Mbappe. Kontrata e 24-vjeçarit me klubin francez skadon në verën e ardhshme dhe mund të mbërrijë në kryeqytetin spanjoll pa paguar asnjë kosto për transferimin e tij./h.ll/abcnews.al