Një francez ka rënë në prangat e policisë pasi mbante peng prej dy ditësh dy gra.
Mediat e huaja raportojnë se i arrestuari mbante me vete një thikë dhe kishte marrë peng dhe i mbante të mbyllura në një dyqan në Paris dy gra.
Ministri i Brendshëm francez Geral Darmanen, ka bërë me dije se autori i pengmarrjes është arrestuar dhe fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar.
Ndërkaq në lidhje me këtë ngjarje autoritetet kishin përjashtuar lidhjen me ndonjë rast terrorizmi pasi 56 vjeçari njihej si një person me probleme psikiatrike.
Ndërkohë një ditë më parë ai kishte lejuar një nga pengjet dhe përmes negociatave ka liruar dhe pengun e dytë. /abcneës.al