Mbante lokalin hapur, gjobitet pronari në Lushnje, e pësojnë edhe 7 klientët

schedule14:52 - 30 Qershor, 2021

schedule 14:52 - 30 Qershor, 2021

Lushnjë – Një biznes është gjobitur me 1 milion lekë (të reja) pasi theu orën policore. Ndërkohë janë gjobitur po ashtu edhe 7 klientë që ishin në lokal me na 10 mijë lekë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në Ardenicë, Lushnjë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë konstatuar të hapur jashtë fashës orare lokalin në pronësi të shtetasit A. D.

Nga shërbimet e Policisë, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë për pronarin e lokalit, shtetasin A. D dhe është vendosur masa administrative 10.000 lekë për shtatë klientët që ishin në lokal.

Njoftimi i policisë:

Mbante hapur lokalin jashtë fashës orare, gjobitet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i lokalit dhe me masë 10.000 lekë shtatë klientë që ndodheshin në lokal.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në Ardenicë, Lushnjë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë konstatuar të hapur jashtë fashës orare lokalin në pronësi të shtetasit A. D.

Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë për pronarin e lokalit, shtetasin A. D dhe është vendosur masa administrative 10.000 lekë për shtatë klientët që ishin në lokal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit. /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!