Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë këtë të hënë në Tiranë.
Uniformat blu bëjnë me dije se në automjetin e drejtuar nga 37-vjeçari, u gjetën dhe u sekuestruan kokainë, municion luftarak dhe një objekt cilindrik i dyshuar me përmbajtje lënde plasëse.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al