Mbante armë zjarri pa leje në shtëpi, arrestohet i riu në Tiranë

schedule13:21 - 4 Korrik, 2024

schedule 13:21 - 4 Korrik, 2024

Një i ri, banues në Sauk ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës. Mësohet se ai mbante armë zjarri pa leje, në banesë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi gjithashtu 1 armë gjahu, krehra dhe municion luftarak për to, si dhe një palë dylbi.

Njoftimi i Policisë: 

Komisariati i Policisë Nr. 1, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që mbante armë zjarri pa leje, në banesë, ka organizuar punën për kapjen e tij, dhe ka finalizuar operacionin policor të koduar “Spot”.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi banues në Sauk, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, krehra dhe municion luftarak për to, si dhe një palë dylbi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al