Mbani këtë bimë në shtëpi dhe do t’i tërhiqni paratë si me magnet

schedule18:47 - 22 Shtator, 2022

schedule 18:47 - 22 Shtator, 2022

Ekziston një bimë që sjell pasuri në shtëpi. Sipas ekspertëve të Feng Shui bëhet fjalë për bimën Crassula ovata, e njohur ndryshe si bima e fatit, e cila besohet se sjell fat në përgjithësi, e sidomos në biznes. Bima me gjelbërim të përhershëm sjell gjithashtu shëndet dhe bollëk së bashku me prosperitet.

Forma e gjetheve të saj i ngjan monedhave të vogla. Sipas kësaj teknike të lashtë kineze, kjo bimë duhet të vendoset në anën e djathtë të hyrjes dhe në pjesën veriore të shtëpisë. Thuhet se kjo bimë ka vajra esencialë që rrisin aftësitë e tij mendore dhe fizike të një personi.

Kjo bimë është një dhuratë e përkryer për të gjithë! Mund t’ja dhuroni dikujt që sapo ka nisur një biznes por gjithashtu dhe për ditëlindje, dasma, përvjetorë dhe raste të tjera./abcnews.al