Mban gjallë polifoninë, këngëtari gjirokastrit: Të rinjtë të interesuar për ta trashëguar

schedule20:29 - 6 Janar, 2024

schedule 20:29 - 6 Janar, 2024

Roland Çenko është një nga mjeshtrat e paktë të monofonisë së Jugut që vijon të mbajë gjallë këtë traditë.

Sot është 68 vjeç, por karrierën e nisi në moshën 18 vjeçare me Grupin e të Rinjve të Gjirokastrës.

Hapat e parë i ka më herët, që në fëmijëri, kur isopolifonia gjirokastrite këndohej nga gjyshi dhe babai i tij.

“Pesë breza që po e trashëgojmë. Unë kam 50 vjet që po e ushtroj këtë vlerë madhështore”.

Por sa e vështirë është të këndosh monofoni?

“Monofonia, kjo pjesë e saj, e ushtrova në kohën e pandemisë, nuk mblidheshim dot me grupin. Unë e risolla përsëri dhe jam shumë i gëzuar”.

Pjesëmarrës në shumë evente kulturore, korifeu i këngës gjirokastrite është vlerësuar me mjaft çmime e tituj, më i larti ai i dhënë nga ish presidenti Bujar Nishani.

Dashuria për këngën gjirokastrite dhe ruajtja e kësaj tradite është kthyer për Rolandin në qëllimin e jetës.

Ai ka zbuluar të rinj të talentuar, e madje ka formuar grupin Obelisku, me nxënës së shkollave të ndryshme.

Në familjen Çenko, dashuria për këngën isoplifonike trashëgohet perj 5 brezash./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!