Mbajtja e sekreteve mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj

schedule15:24 - 29 Qershor, 2022

schedule 15:24 - 29 Qershor, 2022

Sa herë ju ka thënë dikush diçka dhe më pas ka kërkuar qe të mos i tregoni askujt? Shkencëtarët janë zbuluar se mbajtja e sekreteve mund të ketë një ndikim negativ, por edhe pozitiv në shëndet. Sipas psikologut Michael Slepian, një person mesatarisht ruan 13 sekrete.

Si mund ta dëmtojnë shëndetin tuaj sekretet?

“Kur njerëzit mbajnë sekrete, përpiqen të mbrojnë diçka ose dikë”, thekson Slepian. Prandaj, një pikëpamje pozitive për mbajtjen e një sekreti ka kuptim, kur e bëni atë për të kursyer ndjenjat e njerëzve të tjerë, reputacionin tuaj dhe të ngjashme.

Megjithatë, një sekret mund të dëmtojë mirëqenien tonë, thotë ai. Nuk është se lloji i sekretit në vetvete është pak a shumë i dëmshëm për shëndetin dhe nuk është sikur dikush që ka më shumë se 13 sekrete vuan më shumë se ai që ruan vetëm tre.

“Asnjë sekret i veçantë nuk është domosdoshmërisht i dëmshëm për ju. Sekreti është i dëmshëm kur fillon të mendosh për të, kur e gjen veten të mbërthyer në të dhe nuk je i sigurt se çfarë të bësh ose të vjen turp”, thotë Slepian.

Nëse mendja juaj shpesh kthehet tek ajo vazhdimisht, kjo mund të ndikojë në mirëqenien tuaj. Në vitin 2019, ky shkencëtar zbuloi se të menduarit e vazhdueshëm për sekretet mund të rrisë lodhjen duke shkaktuar ndjenjën e izolimit. Kjo ndikon në kryerjen e detyrave dhe performancës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!