Mbajti nënën e vdekur 10 vjet në frigorifer

schedule10:53 - 30 Janar, 2021

schedule 10:53 - 30 Janar, 2021

Policia japoneze ka arrestuar një grua pasi trupi i nënës së saj të vdekur u zbulua në një frigorifer në banesën e saj.

Yumi Yoshino, 48, tha se ajo e gjeti nënën e saj të vdekur dhe e fshehu trupin 10 vjet më parë sepse ajo “nuk donte të largohej” nga shtëpia  që kishin në Tokio, sipas mediave lokale.

Sipas policisë, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi u zbulua nga një pastruese pasi Yoshino ishte e detyruar të largohej nga banesa për shkak se nuk kishte paguar qiranë. Autoritetet nuk mund të përcaktojnë kohën dhe shkaqet e vdekjes së gruas.

Yoshino u arrestua të premten në një hotel në qytetin Chiba, afër Tokios./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!