Fshati Bersnik është në periferi të qyteti të Gramshit. Nevruz Seni është banor i këtij fshati, ai është 81 vjeç, jeton me bashkëshorten dhe 6 nipërit e tyre. Dy djemtë bashkë me bashkëshortet janë larguar pa dokumenta në Greqi për të punuar pasi duhet të ushqejnë fëmijët e tyre.
“Po fëmijët jam unë gjall, pa po të mos jem unë nuk i marrin dot gratë ata, se po mos jemi ne këtu kush do kujdeset për fëmijët, kush do e hapë portën kur të vijë njeri në këtë orar, se janë fëmijët në shkollë. Shkoj një herë në muaj në Gramsh se marr pensionin, më kanë thënë të ma sjellin tek shtëpia por dua të shkoj një herë në muaj tek shkolla e fëmijëve që ta shohin që jam gjallë. Shkoj me autobus avash avash, pastaj atje më dalin vajzat. Kemi 6 fëmijë, 3 mbesa dhe 3 nipër që i kam në shtëp,” thotë 81-vjeçari për emisionin “Vetting”.
Bashkëshortja e Nevruzit, Lime Seni tregon jetën e vështirë që ka kaluar, pasi ka vuajtur nga shumë probleme shëndetësore. Pavarësisht viteve të shumta të punës që ka bërëajo merr vetëm 70 mijë lekë, të cilat nuk i dalin as për të blerë ilaçe.
“Marr 70 mijë në muaj, jetë e keqe. Vuaj nga tensioni dhe nga disa sëmundje. Me 70 mijë nuk ke ca të marrësh, nuk mund të më ndihmojnë as fëmijët. A jetohet me 70 mijë pension,” thotë bashkëshortja e Nevruzit, Lime Seni.