Mbajeni mend, zëvendësuesi ideal i sheqerit është ky frut

schedule18:15 - 18 Shkurt, 2021

schedule 18:15 - 18 Shkurt, 2021

Krijimtaria juaj në kuzhinë mund të rritet nëse rrushin e thatë e transformoni në pelte. Për këtë ju nevojitet ujë dhe rrush i thatë.

Rrushi i thatë ka shumë vlera për uljen e tensionit të gjakut dhe përmirësimin e shëndetit të zemrës.

Studimet kanë treguar se konsumi ditor i rrushit të thatë ul ndjeshëm tensionin e gjakut, veçanërisht në krahasim me ushqimet e tjera të shpejta.

Sipas agroweb.org, rrushi i thatë është padyshim një nga kurat më të mira natyrale kundër tensionit të lartë të gjakut.

Vlerat shëndetësore të rrushit janë me famë, sidomos kur bëhet fjalë për konstipacionin, aneminë apo ethet.

Rrushi i thatë është aleat i atyre që duan të shtojnë në peshë në mënyrë të shëndetshme.

Ai ka ndikim pozitiv në shëndetin e zemrës, dentar dhe të kockave. Këto kokrra të ëmbla me ngjyrë ari, jeshile ose të zeza preferohen nga të gjithë.

Këto fruta kanë një nivel të lartë antioksidantësh që luftojnë radikalet e lira që qarkullojnë lirisht në organizëm duke e dobësuar atë dhe shkaktuar kaos në organe dhe qeliza.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!