Një turne futbolli në sallë me pjesëmarrje të lartë po zhvillohet në St. Gallen të Zvicrës, me organizatorë shqiptarë nga Kosova. Turneu dyditor organizohet nga Leonor Krasniqi, me pjesëmarrje të 48 ekipeve nga Zvicra, Europa e gjithë bota, me qindra futbollistë dhe stafe teknike.
Secili ekip ka nga 5 futbollistë. Aktiviteti quhet “Roha Eagles Cup” dhe mbahet në Qendrën Atletike në St. Gallen. Ky turne ka krijuar traditë dhe zhvillohet çdo vit, por në 2025 është arritur numri rekord i pjesëmarrjes. Siç thotë për televizionin organizatori Krasniqi, drejtuesi i skuadrës Roha Eagles, shpërblimi total për 4 ekipet e para është 20 000 franga zvicerane.
Fituesi merr 10 000 franga, finalisti 6000, vendi i tretë 3000 dhe vendi i katërt 1000 franga zvicerane. Edicioni i radhës pritet të mbahet në shkurt 2026, nën organizimin e klubeve FC Besa dhe Roha Eagles.

