Britania hap dyert: Viza dhe shtetësi për 3 milion banorë të Hong Kong-ut

schedule14:37 - 2 Korrik, 2020

schedule 14:37 - 2 Korrik, 2020

Pas zyrtarizimit të ligjit të ri, kontrovers dhe të kundërshtuar për sigurinë kombëtare për Hong Kong të imponuar nga Pekini, qeveria britanike shpalli zyrtarisht reagimin e saj.

Për momentin nuk do të ketë sanksione, si kanë bërë Shtetet e BAshkuara të Amerikës javët e fundit. Zëdhënësi i kryeministrit Johnson u shpreh se qeveria britanike dëshiron të ketë marrëdhënie tregtare me Kinën.

Por kryeministri tashmë ka hapur rrugën për eksodin e të paktën 3 milion qytetarëve të Hong Kong drejt Mbretërisë së Bashkuar. Një masë që kishte zemëruar Kinën e që tashmë është realitet.

Londra do u japë viza dhe nënshtetësi të lehtë 3 milion personave që mund të kenë tashmë pasaportën special “BNO” . Kjo pasaportë mund të kërkohet nga qytetarët e Hong Kong që kanë lindur para vitit 1997.

Aktualisht në Hong Kong janë 300 mijë qytetarët që e kanë këtë pasaportë.  Kjo u lejon atyre të qëndrojnë deri në gjashtë muaj në Mbretërinë e Bashkuar pa pasur nevojë për vizë. Tashmë Londra do të shtrijë këtë lejeqëndrimi të përkohshme në territorin britanik deri në pesë vjet për tre million qytetarët të cilët do të kenë të drejtë të studiojnë, punojnë dhe të mjekohen. Popullsia aktuale në hong Kong është rreth 7 milion, dhe kjo nismë e qeverisë britanike pritet të shkaktojë një eksod. Por masa njëkohësisht lë më zbuluar të rinjtë që kanë lindur pas 1997-ës, të cilët përbëjnë dhe pjesën më të madhe të protestuesve kundër ligjit kinez, duke rrezikuar të ardhmen dhe jetën.

Por mediat në vend shkruajnë se pjesa më e madhe e britanikëve nuk janë shumë entuziastë me idenë që në Mbretërinë e Bashkuar të vijnë rreth 3 milion qytetarë të Hong Kong. Për më tepër situate aktuale e pandemisë së Covid-19 që ka gjunjëzuar vendin, si dhe Brexit ende i papërfunduar, nuk e mbështesin shumë vendimin e Johnson. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!