Mbrëmjen e së hënës, kampionët në fuqi të Italisë, Napoli do të përballen me “Zikaltërit” e Inter, në “mitikun” e Rijadit, “Al-Aëëal Stadium”, të vlefshme për trofeun e parë të këtij sezoni, Superkupën e Italisë, ku padyshim favoritët kryesorë janë kryesuesit aktualë të Serie A, Inter, me skuadrën e teknikut, Simone Inzaghi, që ka treguar një formë fantastike këtë sezon.
Siç e do zakoni, një ditë para sfidës u mbajt edhe konferenca për shtyp, nga ku tekniku i “Bluve”, të Napoli theksoi se skuadra e Inter është në momentin më të mirë të sezonit ndërsa shtoi se i bëri përshtypje se sa me lëhtësi, “Zikaltërit” e Simone Inzaghi kaluan në gjysmë-finale, ndaj “Shqiponjave” të Lazio.
“Përballemi me një “zonjë” skuadër që ka një trajner fantastik, në ndeshjen e fundit ndaj Lazio pashë një Inter dominues në çdo aspekt përballë kundërshtarit. Mendoj se përballemi me Inter në momentin e tyre më të mirë në këtë sezon. Nëse ia dalim me sukses, atëherë mendoj se besimi për pjesën e mbetur të sezonit do të shtohej shumë.
Nuk firmos për barazim, mos harroni se këta djem që po stërvis janë Kampionët në fuqi të Italisë. Në kampionat ndaj Inter ishim ne ata që kishim zotërimin e topit, por ata fituan 3-0 edhe falë kundërsulmit. Futbolli është shumë cinik, por kam një grup të fortë në dispozicion dhe në nivelin e mentalitetit nuk kemi asgjë mangët në krahasim me Inter”,- u shpreh Mazzarri. /i.m /abcnews.al