Përballë gazetarit Endri Xhafo, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës deklaroi se Teatri nuk ka qenë kurrë pjesë e monumenteve të kulturës dhe as e ansamblit.
Megjithatë ai theksoi se ajo ishte një godinë me vlerë emocionale për të duke kujtuar se shfaqjet e para teatrore i ka parë aty.
LEXO EDHE: Mazniku: E shembëm Teatrin shpejt se protestuesit flinin aty, kishim frikë se i zinte brenda
“Teatri nuk ka qenë pjesë e monumenteve të Kulturë dhe as e ansamblit. Unë personalisht shfaqjet e para teatrore i kam parë aty.
Objekti kishte vlerë emocionale për ne. Por ai kishte vdekur. Është njësoj si të mbash të vdekurit aty”, tha Mazniku./abcnews.al