Mazhoranca, asnjë koment për “Berishën”: Çështje që i takon organeve të drejtësisë

schedule12:28 - 24 Tetor, 2023

schedule 12:28 - 24 Tetor, 2023

Mazhoranca nuk ka komentuar procesin që po zhvillohet ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, pasi akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e ish kompleksit “Partizani”.

Gazetarja e ABC News, Esiona Konomi raporton se kreu i qeverisë, Edi Rama ka pritur në zyrën e tij, disa nga njerëzit më të besuar dhe figura kyçe në PS, si ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Ata kanë diskutuar për buxhetin e vitit 2024 si dhe për një paketë të ndryshimeve të kodit penal të propozuara nga Taulant Balla, në kuadër të masave për sigurinë në shkolla.

“Kryeministri Rama ka pritur në zyrë disa prej njerëzve më të besuar të Partisë Socialiste dhe figura kyçe në qeveri dhe parlament. Bëhet fjalë për ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, kreu i grupit Parlamentar socialist, Bledar Çuçi, me ish Sekretarin e Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, me deputetë të Komisionit të Ligjeve, Toni Gogu dhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotida Ferhati. Një takim që ka zgjatur rreth 1 orë. Nuk konfirmohet zyrtatisht se cili ishte objekti i takimit, por pjesëmarrësit thanë se kanë folur me kryeministrin në një pjesë të kohës për buxhetin 2024, dhe në një pjesë të dytë, për një paketë të ndryshimeve të kodit penal të propozuara nga Taulant Balla, në kuadër të masave për sigurinë në shkolla.

Palët përjashtojnë mundësinë që të kenë diskutuar për çështjen Berisha dhe për seancën e ardhshme të ditës së hënë, htonë se ishte një takim që lidhje me koordinimin mes qeverisë, parlamentit dhe Grupit Parlamentit”, raportoi gazetarja Konomi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!