May vendos: Do të dalim nga BE në 29 mars 2019, në orën 23.00

schedule13:00 - 10 Nëntor, 2017

schedule 13:00 - 10 Nëntor, 2017

Kryeministrja britanike tereza mej deklaroi se ka një datë dhe orë të saktë për daljen e vendit nga bashkimi Europian. Me anë të një amendamenti Britania e Madhe do të dalë nga BE në 29 mars të 2019-ës në orën 23.00

Britania e Madhe do të dalë nga Bashkimi europian të premten e 29 marsit 2019 në orën 23,00. Deklarata është bërë nga kryeministrja Theresa May, e cila me nëj amendament të ligjit për daljen nga BE ka vendosur ditën de orën e Brexit. Në një intervistë për Daily Telegraph, ajo shpjegoi se nuk do të tolerojë asnjë përpjekje për bllokimin e daljes nga Bashkimi europian.

Testi i amendamentit, që do të diskutohet dhe votohet nga parlamenti britanik javën e ardhshme detyron faktikisht deputetët pro europës që të deklarojnë publikisht nëse e kundërshtojnë ose jo daljen nga BE në mars të 2019-ës. Por May me anë të intervistës së saj paralajmëroi se nuk do të lejohet asnjë pengesë në procesin e BRexit. PAsi në këtë mënyrë do të pengohej dhe vullneti demokratik i britanikëve të cilët vendosën për të mos qenë më pjesë e Bashkimit Europian.

Sipas kryeministres Mej, populli britanik ishte i qartë dhe vetë parlamenti votoi për ligjin 50 kështu që vendi do të largohet nga BE në 29 mars të 2019-ës./abcnews.al