May: Në 11 dhjetor do ratifikohet BREXIT në parlament

schedule20:39 - 27 Nëntor, 2018

schedule 20:39 - 27 Nëntor, 2018

Kryeministrja britanike Tereza Mej deklaroi se në 11 dhjetor parlamenti do të votojë për ratifikimin e marrëveshjes për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Mej dha këtë datë fikse pas një debati prej më shumë se dy orësh në Dhomën e Përbashkët. Edhe kreu i grupit parlamentar të partisë konservatore Xhulian Grin, konfirmoi datën me anë të një letre dërguar deputetëve, duke saktësuar se debati do të zgjasë një javë dhe do të nisë në 4 dhjetor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!