May: Mund të mos dalim asnjëherë nga BE nëse…

schedule19:30 - 8 Mars, 2019

schedule 19:30 - 8 Mars, 2019

Nëse parlamenti britanik nuk miraton marrëveshjen aktuale të arritur me Brukselin për Brexit, atëherë vendi mund të mos dalë asnjëherë nga Bashkimi Europian. Është ky paralajmërimi i kryeministres britanike May, ndërkohë që votimi i radhës do të bëhet të martën e 12 Marsit.

Kryeministrja britanike britanike Tereza Nej, paralajmëroi se nëse propozimi i saj, marrëveshja e arritur në Bruksel për Brexit, nuk do të miratohet nga parlamenti, atëherë vendi mund të mos dalë asnjëherë nga Bashkimi Evropian. Sipas Mej nëse nuk do të ketë marrëveshje, vendi do të mbetet pezull shumë muaj dhe mund të mos ketë mbrojtjen e parashikuar nga marrëveshja ekzistuese.

Gjatë fjalës së saj Mej u bëri apel njëkohësisht dhe deputetëve britanikë por dhe partnerëve evropianë: të parëve për të miratuar marrëveshjen, dhe evropianëve për të bërë disa lëshime më shumë. Ajo theksoi disa herë se do të ishte një kërcim në humnerë në rast se parlamenti do të votonte sërish kundër, si për mbështetësit e Brexit, ashtu dhe për palën tjetër

Kryeministrja britanike u shpreh se bisedimet me Brukselin do të vijojnë dhe gjatë fundjavës, ndërsa votimi i radhës në parlamentin britanik do të jetë të martën e 12 Marsit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!