May kërkon një tjetër shtyrje afati për BREXIT

schedule10:52 - 5 Prill, 2019

schedule 10:52 - 5 Prill, 2019

Një shtyrje tjetër afati për Brexit, të paktën deri në 30 qershor. Është kjo kërkesa e kryeministres së Britanisë së Madhe Tereza Mej ndaj presidentit të Këshillit Europian Donald Tusk.

Kryeministrja britanike Tereza Mej propozon një shtyrje të re afati për Brexit deri në 30 qershor të këtij viti. Lajmi është konfirmuar nga Dauning Strit. Në një letër dërguar presidentit të këshillit europian Donald Tusk, Mej shkruan se në rast se palët do të arrijnë të ratifikojnë marrëveshjen më shpejt, atëherë dhe afati do të shkurtohet. Ndërkohë liderët e Bashkimit Europian do të mbajnë një samit të jashtëzakonshëm në 10 prill. Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk dëshiron të propozojë një shtyrje afati prej 12 muajsh për Brexit. Një lajm ky i raportuar nga BBC që citon një burim brenda BE-së.

Plani i tij do i lejonte Mbretërisë së Bashkuar që të largohej më parë nga BE, nëse parlamenti britanik do të ratifikonte një marrëveshje, por propozimi duhet të pranohet nga liderë europianë në samitin e jashtëzakonshëm të javës së ardhshme. Për sa i përket Brexit, shpresohet që të mos ndodhë pa një marrëveshje, pasi do të kishte një impakt mbi ekonominë në të gjithë Europën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!