May: Asnjë marrëveshje është më mirë se një e keqe për daljen nga BE

schedule22:07 - 22 Shtator, 2018

schedule 22:07 - 22 Shtator, 2018

Me tone të larta kryeministrja britanike Tereza Mej ka kërkuar më shumë respekt nga Bashkimi Europian për Mbretërinë e Bashkuar. Ajo theksoi se për Londrën është më mirë të mos ketë asnjë marrëveshje për Brexit, se sa të ketë një marrëveshje të keqe.

Në negociatat mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian jemi në një situatë të bllokuar. Kjo është deklarata e kryeministres britanike Tereza Mej menjëherë pas samitit të BE-së në Salisburg. Ajo shtoi se për Londrën mos pasja e një marrëveshjeje është më mirë se sa një marrëveshja e keqe. Ajo këmbënguli se përgjigja e Bashkimit Europian ndaj planeve të Britanisë së Madhe për Brexit nuk ishte e pranueshme
Duke folur nga Dauning Strit, Mej shpjegoi se të dy palët kërkojnë një marrëveshje por janë dy zona në të cilat Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian janë shumë larg njëri tjetrit.

Qeveria britanike e ka trajtuar gjithnjë me respekt BE dhe Mbretëria e Bashkuar pretendon të njëjtën gjë shtoi Mej. Dhe një marrëdhënie e mirë mes dy palëve në fund të procesit varet pikërish nga respekti, përfundoi kryeministrja britanike./abcnews.al