Max Verstappen fiton titullin e parë të kampionit botëror në F1

schedule15:49 - 12 Dhjetor, 2021

schedule 15:49 - 12 Dhjetor, 2021

Formula 1 sot zhvilloi njërën nga garat më interesante në histori të këtij sporti, pasi pilotët Max Verstappen dhe Lewis Hamilton luftuan për titullin kampion pasi kishin pikë të barabarta.

Piloti i Red Bullit, Max Verstappen dhe ai i Mercedesit, Lewis Hamilton ishin dy garuesit që luftuan për titull.

Max Verstappen arriti të shpallet kampion bote në Formula 1 për herë të parë në karrierën e tij.

24 vjeçari holandez ka arritur të fitojë garën e madhe të Abu Dhabi, duke i siguruar vetes njëkohësisht titullin e parë të kampionit botëror.

Piloti i Red Bull ka bërë një sezon të shkëlqyer, dhe shkëlqyeshëm e mbylli duke lënë mbrapa shtatë herë kampionin nga Britania e Madhe, Lewis Hamilton.

Verstappen mund ta mbyllte sezonin pak më herët, por këtë vit kalendarik nuk arriti ta përfundonte garën deri në fund plot tri herë. Për dallim nga ai, Hamilton nuk mbylli deri në fund vetëm një herë.

Verstappen u nis nga pozita e parë, ndërsa Hamilton nga vendi i dytë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!