Max Allegri qëndron pushim prej qershorit të vitit 2019. Dëshira për t’u rikthyer në stol është e madhe, teksa emri i trajnerit livornez është lidhur me shumë klube gjatë kësaj kohe.
Emri i fundit që ka dalë në skenë është Arsenali. Nisja e dobët e sezonit në kampionat dhe kriza e rezultateve (Arsenal renditet në vend të 15-të në Premier) kanë sjellë kritika ndaj trajneri Mikel Arteta.
Daily Mirror raporton se drejtuesit e Arsenal kanë nisur të mendojnë për Max Allegrin si zëvendësues të Mikel Artetës, gjithmonë nëse situata në ekip nuk përmirësohet. /abcnews.al

