Mavraj feston në Gjermani, Broja e bën “sefte” me Chelsea U23

schedule15:29 - 2 Nëntor, 2019

schedule 15:29 - 2 Nëntor, 2019

Mërgim Mavraj ka dalë me kokën lart nga fusha e blertë sot. Kapiteni i kombëtares shqiptare ishte titullar, si zakonisht, me Greuther Furth, që mposhti me rezultatin 3-1 ekipin e Darmstadt. Një fitore me shumë vlera për skuadrën e Mavrajt, që vijon të ngjitet në renditje.

Në tre takimet e fundit Greuther Furth ka marrë shtatë pikë dhe tashmë pozicionohet në vendin e pestë. Mavraj ishte një nga pikat kyçe të fitores së sotme, ndërkohë që nuk kishte çfarë të bënte në golin e pësuar nga skuadra e tij.

Paraqitje pozitive edhe për sulmuesin Armando Broja, i cili ka dhënë Chelsea U23 fitoren me në shtëpi ndaj Blackburn Rovers, duke shënuar golin e parë në Premier League 2.

Shtatlarti zbriti në fushë në të 56′ dhe rreth 20 minuta më vonë realizoi golin që e vulosi rezultatin në 2-1. Skuadra e dytë e londinezëve vijon rrugëtimin i pamposhtur, duke u renditur në vendin e parë pas 6 fitoreve dhe tre barazimeve. /abcnews.al

Broja duke festuar golin e parë me Chelsea U23