Mauro Icardi nuk do të qëndrojë te PSG. Sulmuesi, sipas mediave italiane, disa ditë më parë ia ka shprehur qëndrimin drejtorit sportiv të francezëve, Leonardo. Kështu ai është i detyruar të rikthehet tek Interi për momentin, pasi ka kontratë deri në vitin 2022.
PSG kështu kursen 70 milion euro dhe me largimin e Icardi dhe të Edinson Cavani, do të duhet të shohë për një tjetër sulmues. Nga ana tjetër argjentinasit nuk i mungojnë ofertat, me Juventus që shikohet si favorit prej kohësh.
Corriere dello Sport i ka habitur të gjithë sot, teksa raporton se në lojë është edhe Milani. Elliot nuk do e shesin klubin kuqezi dhe thuhet se janë gati të shpenzojnë në merkato. Icardi mund të jetë goditja e tyre për sulmin.
Sigurisht kjo do të kushtonte dhe mbetet të shihet se sa do ta vlerësojë Interi kartonin e sulmuesit në këtë periudhë krize financiare prej pandemisë së shkaktuar nga COVID-19. /abcnews.al