Maurizio Sarri drejt Lazios, pritet vetëm leja e… Juventusit

schedule19:18 - 31 Maj, 2021

schedule 19:18 - 31 Maj, 2021

Maurizio Sarri është shumë afër rikthimit në Serie A. Trajneri italian është shumë afër arritjes së akordit me Lazion, ekip që ka mbetur pa trajner pas largimit të Simone Inzaghit drejt Interit.

Dyshja Lotito-Tare kanë gati një kontratë 3-vjeçare me një rrogë prej 3 milion eurosh në sezon për Sarrin. Ky i fundit ndodhet ende nën kontratë me Juventusin (deri në 2022), klub që e shkarkoi nga detyra në gushtin vitit të kaluar.

2.5 milon euro duhet t’i paguajnë bardhezinjtë Sarrit për të ndërprerë kontratën, duke evituar koston e 7 milion eurove, aq sa ishte rroga e tij sezonale. Një gjë e tillë duhet të ndodhë brenda mbrëmjes së sotme.

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito po pret dhe nesër mund të vijë zyrtarizimi i marrëveshjes me Sarrin, i cili ka dëshirë të madhe për t’u kthyer në stol dhe beson fort se do arrijë sukses me skuadrën bardhekaltër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!