Fiorentina nuk po bën një sezon të mirë në Serie dhe po mendon që të ndryshojë trajnerin. Nuk dihet nëse kjo lëvizje do të bëhet tani, apo në fund të kampionatit. Momentalisht në krye të ekipit “Vjollcë” është Cesare Prandelli.
Drejtuesit e klubit e kanë hedhur një hap, pasi “Corriere Fiorentino” raporton se së fundmi ka pasur një takim me Maurizio Sarrin. Italiani, i shkarkuar nga Juventusi, ka qenë në pritje të ofertave këtë periudhë dhe Fiorentina i ka trokitur në derë.
Drejtori sportic, Daniele Prade, dhe CEO, Joe Barone, janë takuar me Sarrin dhe mbetet të shihet nëse palët kanë gjetur një marrëveshje për të diskutuar. Tekniku ka ende kontratë me Juventusin dhe prej kohësh po bisedojnë për ta ndërprerë atë. /abcnews.al