Mauricio Sarri është një hap larg zyrtarizmit si trajner i Juventusit. Tekniku Italian jep sinjale të qarta se shumë shpejt do të ulet në pankinën e bardhezinjtë.
Mauricio Sarri drejt zyrtarizmit si trajner i skuadrës së Juventusit. Trajneri Italian ka lënë të hapur gjithçka rreth një rikthimi në Itali ku interes ka shfaqur vetëm skuadra kampione e Juventusit.
“Tek Chelsea kemi kaluar një vit të vështire me shumë ulje dhe ngritje. Vuajtjet ia kanë vlejtur pasi ia dolëm të renditeshim në vendin e tretë në kampionat dhe fituam Euroa League. Për trajnerët italianë ofertat nga vendlindja janë të forta dhe të pa refuzueshme”.
Tekniku Italian nuk e konsideron si tradhti ndaj skuadrës së Napolit në rast se merr drejtimin e një skuadre tjetër italiane e aq më tepër të Juventusit.
“Tifozët napolitanë e dinë dashurinë që kam për ata. Për respektin ndaj tyre unë kam shkuar jashtë Italisë. Mendoj se besnikëri është të japësh më shume se 100 përqind kur je pjesë e një skuadre”, tha trajneri Italian Mauricio Sarri.
Në rast të zyrtarizmit të Sarrit tek Juventus, bardhezinjtë do të tentojnë blerjen e mesfushorit James Rodrgiuez dhe mbrojtësit të Napolit Kulibali./ABC News Albania 24/7