Maturantët në shkolla, reagon ministrja Kushi: Gjimnazet gati të presin nxënësit

schedule16:12 - 31 Mars, 2021

schedule 16:12 - 31 Mars, 2021

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të rikthejë maturantët në klasa.

Në lidhje me këtë vendim, ka reaguar edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila është optimiste për kthimin e maturantëve në bankat e shkollave për 10 bashki që deri më sot konsideroheshin zona me rrezikshmëri të lartë infeksioni.

Më tej Kushi shton se shkollat e mesme janë plotësisht të përgatitura për të mirëpritur nxënësit sipas protokolleve të anticovid.

“Jam optimiste për sugjerimin e fundit të Komitetit të Ekspertëve për rikthimin në bankat e shkollës të maturantëve nga 10 bashkitë që deri më sot konsideroheshin zona me rrezikshmëri të lartë infeksioni. Shkollat e mesme pranë këtyre bashkive janë plotësisht të përgatitura për të mirëpritur nxënësit sipas të gjithave protokolleve anti-COVID.

Duke falenderuar çdo nxënës, mësues e prind për mirëkuptimin e reflektuar deri më tani, apeloj fort që të jemi shumë të kujdesshëm në respektimin e rregullave me qëllim mbrojtjen e shëndetit të gjithsecilit dhe vijimin me një proces të rregullt mësimor.

Faleminderit dhe suksese të gjithëve!”shkruan Evis Kushi. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!