Maturantët i drejtohen inxhinierisë dhe degëve 2-vjeçare, duan të dalin sa më shpejt në tregun e punës

schedule17:18 - 25 Gusht, 2022

schedule 17:18 - 25 Gusht, 2022

Çdo vit e më shumë po shtohet interesi dhe kërkesat e maturanteve për të studiuar në degë të inxhinierisë.

Teknologjia e informacionit po kërkohet më së shumti nga nxënesit. Interesi i tyre është rritur edhe per degët 2 vjeçare, të cilat më herët preferoheshin nga nxënës me mesatare poshtë notës 6.5.

Sipas kreut të rrjetit akademik shqiptar Arjan Xhelaj, studentët i zgjedhin këto degë për të qenë sa më shpejt  në tregun e punës dhe sa më pranë kërkesave të tij.

Shkencat sociale mbeten më pak të preferuara nga maturantët. Nëse disa vite më parë kërkesat për këto degë ishin mjaft të larta, tashmë disa prej tyre po mendohet të mbyllen.

Raundi i parë i regjistrimeve në Universitete fillon në datën 2 shtator. Maturantët do të kenë mundesi të regjistrohen në mbi 600 degë në të gjitha universitetet shtetërore dhe private të vendit. Për regjistrimin do të jënë në dispozicion 3 raunde, ku fituesit do të kënë mundësi të pretendojnë një degë për të studiuar.

Nga 31 mijë maturantë që mbaruan gjimnazet në gjithë Shqipërinë këtë qershor, 21 mijë prej tyre janë të interesuar për të vazhduar studimet brenda vendit

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!