Dhjetëra maturantë kanë protestuar pasditen e sotme për nivelin e testit të letërisë. Ata thonë se një bojkotim i provimeve do ishte zgjidhja e vetme për problemet e tyre.
Njëra prej tyre u shpreh për mediat se shumë maturantë të tjerë nuk kanë dalë në protestë nga frika e ndonjë penalizimi të mundshëm, ndërsa shtoi se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
“Protesta sot ka si qëllim për të mbledhura maturantët sepse ministrja e Arsimit na gënjeu se do bëhen shumë lëshime dhe na vjen keq që jemi pjesë e këtij sistemi të kalbët. Zonja doli me të madhe dhe tha se nuk do të ketë rivlerësim të testit sepse studentët nuk e dinë se çfarë do bënte Turi. Unë jam e para që e mbështes nismën.
Një bojkotim i provimeve është zgjidhja jonë e vetme. Secili e ka vath në vesh se nuk duhet të dalin sepse mund të penalizohen. Pritshmëritë e mia për pjesëmarrje kanë qenë të mëdha dhe mendoj se shumë vetë nuk kanë dalë se kanë pasur frikë”, thotë ajo./abcnews.al