Maturantët këtë të hënë në orën 10:00 do të të zhvillojnë provimin e gjuhës së huaj. Në gjithë vendin janë 32. 126 maturantë që do t’i nënshtrohen testit, që do të zhvillohet në 486 qendra provimi.
Në një sallë do të jenë mesatarisht 10 maturantë, dhe bankat do të jenë në një distancë prej 1.5-2 metra dhe do të jenë të pajisur me maska dhe doreza.
Gazetari Maksi Rama raporton për Abc News se maturantët janë të pajisur me maska dhe me doreza dhe në hyrje të ambienteve të shkollës u bëhet edhe matja e temperaturës. Ndër të tjera ai thekson se në kuadër të masave që janë marrë nuk do të penalizohet asnjë maturant edhe nëse do të konstatohet se ai ka temperaturë 37.5.
Lexo edhe: Mesazhi i Shahinit: Arritëm të mbyllim këtë vit të vështirë, suksese maturantëve
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka uruar të gjithë maturantët, të cilët ditën sot do të zhvillojnë provimin e parë të Maturës Shtetërore./abcnews.al