Matura Shtetërore, Boci: Kopja plasi sheshit, rezultatet kanë përmbysur çdo investim

schedule16:16 - 22 Qershor, 2020

schedule 16:16 - 22 Qershor, 2020

Ish-deputeti i PD-së Luciano Boci ka reaguar sërish për provimet e Maturës Shtetërore. Boci ka publikuar një denoncim nëpërmjet të cilit tregon se nuk janë respektuar rregullat, pasi gjatë provimeve është kopjuar.

“Rezultatet kanë përmbysur çdo investim. Notat e marra janë jashtë rrjedhës logjike dhe tolerancës qe lejon zhvendosja nga vlerësimi i vazhdueshëm që ka marrë nxënësi. Kopja plasi sheshit dhe ndihma ishte e ngjashme me qeset që shpërndante qeveria për militantët”, shkruan Boci.

Kujtojmë që studentët protestuan kundër testit të Gjuhë-Letërsisë.

Statusi: 

Matura e sivjetme vazhdon të na mbajë të gozhduar para lajmeve për xhevahiret që ka prodhuar dhe për katastrofën e dëshmuar në sistemin arsimor.

Ndërsa ministren e lumturon dhe e përkund idiotësia dhe i gënjen trurin Turi, nuk reshtin denoncimet, të cilat tregojnë degradimin absolut të këtij procesi.

Rezultatet kanë përmbysur çdo investim. Notat e marra janë jashtë rrjedhës logjike dhe tolerancës qe lejon zhvendosja nga vlerësimi i vazhdueshëm që ka marrë nxënësi.

Kopja plasi sheshit dhe ndihma ishte e ngjashme me qeset që shpërndante qeveria për militantët.

Me selektim e përcaktim.

Denoncimi i mëposhtëm rrëzon dhe atë pak entuziazëm idiotesk të Shahinit për zgjidhjen me sukses të Turit nga 10 mijë maturantë.

https://www.facebook.com/luciano.boci.5/posts/2639775596266277