Matthew Palmer takon udhëheqësit e Kosovës

schedule15:19 - 1 Nëntor, 2019

schedule 15:19 - 1 Nëntor, 2019

Zv/ndihmëssekreari amerikan i shtetit dhe i  dërguari i  SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer po qëndron në Prishtinë ku është takuar me presidentin e Kosovës  Hashim Thaci, kryeministrin ne largim Ramush Haradinaj, dhe kreun e LDK-së Isa Mustafa që shoqërohej nga nenkryetarja Vjosa Osmani.

LDK tha se në takim është folur për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe se si palët mund të shkojnë deri te marrëveshja me Serbinë.

Në takim janë diskutuar edhe për “çështjet që LDK i sheh si prioritet për institucionet e ardhshme që lidhen me agjendën e brendshme si dhe politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, siç janë sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe dialogu Kosovë-Serbi”.

LDK ka bërë të ditur se Përfaqësuesi Special Matthew Palmer foli për atë sesi Kosova mund të shtrojë rrugën drejt paqes me Serbinë.

Kjo është hera e dytë që Palmer viziton Kosovën pas zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën më 6 tetor. Herën e fundit ai ishte në Kosovë me të dërguarin e SHBA-së për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë Serbi Richard Grenell, ku kërkuan krijimin sa më të shpejt të institucioneve dhe vazhdimin e dialogut Prishtinë Beograd./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!