Ish-lojtari i Juventus, Alessandro Matri beson se Juventusi ende mund ta përfundojë sezonin shumë mirë, pavarësisht faktit se klubi dukej se po fundosej në vjeshtë.
“Situata është mjaft premtuese. Kupa e Italisë dhe Europa League janë objektiva, por është ende e mundur të përfundosh në vendin e katërt në kampionat, edhe me heqjen e 15 pikëve, tha Matri për agjensinë e lajmeve italiane ITASportPress.
Në ndeshjen e radhës të kampionatit italian, Juventus do të përballet me Veronën. /G.D abcnews.al/