Materniteti, departament lider në spitalin Hygeia në Tiranë ofron për nënat e reja tre paketa të ndryshme

schedule16:19 - 7 Shkurt, 2020

schedule 16:19 - 7 Shkurt, 2020

Nëse  jeni ne pritje te ëmbël në maternitetin e Spitalit Hygeia në Tiranë mund të gjeni shërbim cilësor përgjatë 24 orëve në 365 ditët e vitit.

Materniteti Hygeia është një ndër departamentet lider të spitalit Hygeia. Në këtë maternitet ofrohen shërbime 24 orë në 24.”

Nënave që zgjedhin për te lindur maternitetin e Spitalit Hygeia në Tiranë spitali iu ofron 3 paketa të ndryshme me çmime preferenciale ku  përfshihen ekzaminimet bazë laboratorike, ekografike deri në procesin e lindjes si dhe 1 muaj ndjekje për nenën dhe të porsalindurin.

“Spitali Hygeia iu vjen parë duke iu ofruar paketat e shtatzënisë dhe paktetat e lindjes. Këto paketa janë të organizuara duke përfsirë të gjitha ekzaminimet e nevojshme për ndjekjen e shtatëzanisë”.

Materniteti i Spitalit Hygeia në Tiranë ka në dispozicion 6 salla lindje, 12 dhoma për nënat me  kushte optimale qëndrimi, shoqëruar me shërbim mjekësor dhe infermieror të kualifikuar si dhe njësinë e terapise intensive ku te porsalindurit  me komplikacione trajtohen dhe mbahen nën vëzhgim./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!