Ka nisur në Korçë shpërndarja e materialeve zgjedhore, në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Të gjitha KZAZ ka nisur shpërndarja. Në KZAZ 74 administrohen ,aterialet për të gjitha fshatrat e Korçës, ku kanë mbetur qendrat e fundit të votimit për të dorezuar materialet zgjedhore.
Procesi ka vijuar i qetë.
3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqesuesit e tyre në Parlament.
Për herë të parë voton edhe diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar, po ku problematikat nuk kanë munguar në postimin apo kthimin e zarfave të emigrantëve, kryesisht në Greqi.