Marco Materazzi ka vetëm fjalë të mira për Jose Mourinho, trajnerin me të cilin Interi fitoi Champions League, Serinë A dhe Kupën e Italisë në vitin 2010. Ish-mbrojtësi qendror, kampion bote me Italinë, vlerëson edhe brazilianin Leomardo, ndërkohë që nuk harron të kujtojë premtimin që i kishte bërë Samuel Eto’o. Materezzi foli hapur, në një lidhje “live” në Instagram me ish-portierin e Inter, Sebastien Frey.
MOURINHO – “Jose ishte një mburojë, një shok, një baba dhe një vëlla për mua. Ai ishte dhe i ashpër me ne, nuk i kursente fjalët në dhomat e zhveshjes. Dinte dhe si të sillej në konferencat për shtyp, thoshte gjithmonë fjalët e duhura. Kam ndaluar së luajturi futboll kur Mourinho u largua, për respekt ndaj tij dhe për besimin që kishim për njëri-tjetrin. E dija që edhe mund të luaja vetëm një ndeshje në sezon, por ai më bindte se për atë takim, isha lojtari më i rëndësishëm i skuadrës”.
LEONARDO – “Është e vështirë të pasosh Mourino dhe ta ndjekësh atë, por Leonardo është shumë inteligjent dhe kopjoi atë që ai kishte bërë. Pasi ai erdhi, ne arritëm të rikuperonim 19 pikë nga Milani dhe nëse nuk do ta humbnim derbin në prill, atëherë do t’i parakalonim”.
SEZONI I TRIPLETËS – “Ne kemi pasur një ekip shumë të fortë në sezonin e tij të parë dhe më pas morëm lojtarë si Lucio, Samuel Eto’o, Diego Milito dhe Thiago Motta. Ishin 25 lojtarë dhe nuk kishte rëndësi kush luante, ishim i njëjti ekip sërish. Eto’o është si një vëlla, do ta falënderoj për gjithë jetën. Ai më premtoi fitimin e Champions League dhe e mbajti premtimin”. /abcnews.al