Materazzi: Conte po bëhet internist i vërtetë! Ibra Zoti, Lukaku gjigant i mirë

schedule19:44 - 15 Shkurt, 2021

schedule 19:44 - 15 Shkurt, 2021

Marco Materazzi, ish-futbollisti i Interit, ka dhënë së fundmi një intervistë për Gazzetta dello Sport dhe fut në “lupë” zikaltërit dhe elementë të veçantë të tyre, sikurse edhe trajnerin Antonio Conte e sherrin që ndodhi në Kupën e Italisë mes Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku.

“Interi e meriton të jetë në krye të kampionatit, ky ekip është ndërtuar për të fituar titullin kampion. Mendoj se Conte është bërë një interist. Ai kërkoi falje për gjestin e tij, por këmbëngul që është provokuar. Pranimi i një gabimi është diçka e bukur. Ne jemi Interi dhe jemi mësuar me zhurmën e armiqve. Kjo e bën gjithçka më të bukur dhe të veçantë.

Nuk dua ta krahasoj Mourinho me Conten, por në njëfarë mënyre ata janë të ngjashëm. Janë të ngjashëm për mënyrën se si i përjetojnë ndeshjes dhe për mënyrën se si ua marrin më të mirën futbollistëve, edhe nëse i përgatisin ndryshe ndeshjet. Conte po bëhet interist dhe kjo e shpjegon festimin kundër Lazios. Me të vërtetë po e shijoj këtë”, thotë mes të tjerash Materazzi.

Ai pyetet edhe për danezin e mesfushës, Eriksen, si dhe më pas komenton sherrin mes Ibrës dhe Lukakut. “Eriksen ka cilësi të pabesueshme. Mendoj se është perfekt të luajë me Brozovic, edhe pse idhulli im mbetet Barella.

Ibra është gjithmonë i frikshëm dhe në fund të ditës ai është Zoti… Përplasja me Lukakun është një problem mes tyre. Unë kam mendimin tim, por dua ta mbaj për vete. Mund të them vetëm që Lukaku është një gjigant i mirë. Shpresoj të mos ketë pasoja”. /abcnews.al