Shqetësimi në rritje i ndërkombëtarëve për amnistinë fiskale është diskutuar në studion e ABC Live me ekspertin e ekonomisë Mateo Spaho. Për ekonomistin Spaho, ndërkombëtarët janë të shqetësuar për shumë arsye, dhe së pari sepse amnistia fiskale i drejtohet atyre shqiptarëve që sjellin para nga jashtë shtetit, domethënë që një pjesë e likujditetit do të hyjë në Shqipëri nga vendet e tjera, ndërkohë që në Shqipëri je i amnistuar por ndërkohë që nuk i je i falur për Italinë apo për një nga vendet e tjera perëndimore. Kjo sepse sipas tij, shteti shqiptar sot nuk dallon dot, nëse nuk keni paguar taksat apo për mënyrën sesi janë bërë paratë apo burimin e tyre.
Së pari, për ekonomistin Spaho ‘nuk kursehen 2 milionë euro, duke bërë një llogaritje të thjeshtë edhe nëse keni një biznes mesatar në iIali apo në një vend tjetër të BE, fitimi vjetor mund të shkojë deir në 100 mijë euro në vit. Duhet të kishin patur një biznes të tillë më shumë se 10 vite, ndërkohë që shumë emigrantë shqiptarë i kanë blerë shtëpitë e tyre në Shqiperi. Amnistia fiskale duhej të bëhej në shifrat 200 apo 300 mijë euro, pse mos ta vëmë kufirin maksimal deri në 200 mijë euro?
‘Në Shqipëri nuk ka pasur nevojë për një kufi të tillë, në Shqipëri askush nuk ka pyetur deri më sot, nëse do të ishte ky emigrant, targeti apo objektivi, kemi amnisti fiskale në mënyrë indirekte’, tha Spaho.
Paataj Spaho shtoi që paratë e legalizuara jo domosdoshmërisht do të sjellin zhvillim për ekonominë e Shqipërisë. Asnjëherë paratë e pista nuk kanë sjellë zhvillim, madje këto para do të investohen për turizëm dhe për resorte dhe jo për prodhim. Madje mund të investohen sërish në vendet perëndimore./Abcnews.al/