Masterklasi për COVID, ekspertë të shëndetit ndajnë eksperiencën 2 vjeçare

schedule16:59 - 23 Maj, 2022

schedule 16:59 - 23 Maj, 2022

Pas dy vitesh eksperiencë intensive me pandeminë e Covid 19, ekspertë të shëndetit u bënë bashkë në një masterklas dedikuar pasojave afatgjata të këtij infeksioni.

Doktoresha e shkencave Lindita Shosha, kryemjeke ne Spitalin Amerikan tregon për rëndësinë e këtij masterklasi, i cili do të vijojë me të tjera tema të rëndësishme në fokus.

Profesor doktor Tritan Kalo, tregon eksperiencën e tij me covid 19, dy vite pas luftës në vijën e parë.

Doktori i shkencave Leidon Shapo, vjen nga Britania e Madhe për të ndarë eksperiencën e tij si epidemiolog.

Ky masterklas shkencor është gjithëpërfshirës dhe përfshin një gamë të gjerë temash të detajuara në lidhje me pandeminë ende në zhvillim. Të gjithë pjesëmarrësit patën mundësi të njiheshin me  gjithçka solli kjo pandemi, rrëfyer nga specialistë të shëndetit si në Shqipëri por edhe jashtë saj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!