Teksa gjithë Bota po pret me padurim nisjen e Argjentinë-Francë, trajnerët dhe lojtarët të cilët do e ndjekin ndeshjen si spektatorë kanë dhënë mendimet e tyre, për fituesit.
Në ndër këta “tifozë” special është dhe trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ku shpreson që lojtarët e tij, Rabiot, Paredes dhe Di Maria të shënojnë nga 1 gol në finalen e madhe.
“Unë vetëm shpresoj që të paktën një nga Rabiot, Paredes dhe Di Maria të fitojë. Messi? Çdo epokë ka lojtarin e saj: atje ishte Pelé, pastaj Maradona dhe tani nëse Leo fiton do të kurorëzojë karrierën e tij të jashtëzakonshme”,- është shprehur Allegri. /i.m /abcnews.al